Athinë, 14 dhjetor – Kryeministri grek Aleksis Cipras sonte në ngjarjen politike të organizuar nga partia e tij SYRIZA në Selanik, do të dërgojë porosi se zona e Maqedonisë, gjegjësisht pjesa veriore e Greqisë, mbështet solidaritetin dhe demokracinë, e jo nacionalizmin, urrejtjen, ndasinë dhe jo tolerancën.
Fjalimi i Ciprasit në Selanik, i caktuar për në orën 19:30 sipas kohës lokale, në temë “PO për Maqedoninë e demokracisë dhe solidaritetit -JO për urrejtjen dhe nacionalizmin”, vjen pas tubimeve dhe bllokadave të nxënësve të shkollave të mesme nga Greqia veriore, të cilët përmes sloganeve pohonin se “demokracia e ka shitur dhe dorëzuar Maqedoninë”.
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, në të njëjtën kohë kur kryeministri grek do të mbajë fjalim në sallën e sporteve në Selanik, janë caktuar edhe tre protesta të ndryshme. Dy të shoqatave dhe organizatave djathtiste të cilat janë kundër Marrëveshjes së Prespës, ndërsa një e shoqatave dhe grupeve anarkiste.
Përmes rrjeteve sociale, grupe të caktuara për “mbrojtje të Maqedonisë”, bëjnë thirrje për tubime, ndërsa duke i marrë si shembull francezët, i ftojnë grekët, që t’iu bashkëngjiten të veshur në jelekë të verdhë.
Kundër protestë organizojnë grupet dhe organizatat anarkiste.
Sipas medieve greke, për shkak të fjalimit të Ciprasit dhe protestave të caktuara, Selaniku sonte do të jetë nën masa të rrepta sigurie që të shmangen çfarëdo lloj incidentesh.
Siç bëri të ditur MIA javën e kaluar, ngjarjen e partisë qeveritare greke kundër ndarjes dhe jo tolerancës e paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i SYRIZA=s, Panos Skurtelis, në konferencë për shtyp në Selanik.