Athinë, 21 korrik – Zotëri Micotakis, më vjen mirë që si kryeministër keni vendosur të mbani vijën kombëtare për një marrëveshje me përfitim kombëtar, një marrëveshje historike që e rindërton Maqedoninë tonë dhe e rrit rolin e Greqisë jashtë vendit, tha lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministër i Greqisë në fjalimin e tij, në ditën e parë të votimit të besimit në qeverinë e re greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, përcjellë KOHA.
Aleksis Cipras në pjesën e fjalimit të tij kushtuar politikës së jashtme u përqendrua edhe në marrëveshjen e Prespës, i përmendi qëndrimet e thëna publikisht të ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit alternativ të Punëve të Jashtme gjatë pjesëmarrjes së tyre në konferencën e “Ekonomist” dhe e pyeti Micotakisin, vallë marrëveshja tani është e mirë.
“Zotëri Micotakis, një vit e gjysmë, ju dhe anëtarët tuaj keni qenë protagonistë në protestat e çështjes së Maqedonisë. Pranuat radikalët që ishin në protestat dhe shumë herë dhanë ritmin e këtyre protestave. Shumë nga anëtarët tuaj na quanin tradhtarë. Disa nga deputetët e SYRIZA-s gjetën përdhunues para shtëpive të tyre, me bomba molotovi, ministër i jashtëm gjeti dhjetëra mesazhe kërcënuese plumbash dhe ju ishit udhëheqës në kritikat për marrëveshjen tradhtare Tani vallë a është e mirë Marrëveshja e Prespës? Këtë e thotë ministri i ri i Mbrojtjes dhe ministri i Çështjeve Evropiane”, tha Cipras, gjë që u përshëndet me duartrokitje nga deputetët e Syrizës.
Ish-kryeministri grek potencoi se shumë më e rëndësishme nga ajo që e thonë ministrat në Qeveri është ajo që Micotakis ia ka thënë Tereza Mejit në bisedën telefonike.
“Sipas një njoftimi të botuar në Londër pas bisedës tuaj telefonike me kryeministren britanik, doli një deklaratë me të cilën e përshëndet t angazhimin tuaj për respektimin e plotë të asaj që është dakorduar në Marrëveshjen e Prespës edhe pse ju zgjodhët pjesën konkrete ta censuroni përmes Agjencisë të Lajmeve të Athinës, e cila është nën përgjegjësinë tuaj. E mohoni këtë? Pse e censuruat atë? Pse e keni fshehur? Është fake neës nga Doëning street?” , pyeti Ciprasi dhe i tha Micotakisit se “hipokrizia në politikë paguhet” edhe në të ardhmen do të përballet me atë që e ka bërë dhe ka thënë për Marrëveshjen e Prespës. (koha.mk)