Kryeministri grek shtoi se Greqia po bën poltikë të jashtme energjike dhe multidimensionale.
“Zgjidhja e kontestit me Maqedoninë e Veriut përforcon dinamikën e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon”, u shpreh kryeministri grek, Aleksis Cipras, në fjalimin e tij në forumin e dytë të nivelit të lartë të “Rrugës së mëndafshtë” moderne në Pekin.
“Zgjodhëm kontest 30 vjeçar me fqinjin tonë verior, me Maqedoninë e Veriut dhe kjo përforcon dinamikën për stabilitet dhe zhvillim të rajonit tonë, por në të njëjtën kohë jemi një urë e Ballkanit me Mesdheun Juglindor, përmes formave trilaterale të bashkëpunimit Greqi – Qipro – Egjipt – Izrael dhe vende tjera të rëndësishme në rajonin tonë”, tha Cipras.
Kryeministri grek shtoi se Greqia po bën poltikë të jashtme energjike dhe multidimensionale, ndërsa në kuadër të asaj janë edhe marrëdhëniet bilaterale strategjike me Kinën, por edhe iniciativat me vendet e Ballkanit.