Vazhdojmë me vepra, jo me fjalë, deklaroi kryeministri grek Aleksis Cipras, mbrëmë vonë, pasi qeveria e tij, me 153 vota “për”, e fitoi besimin e Parlamentit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Pas rezultatit të sotëm, seancën e ardhshme, gjithçka kemi paralajmëruar, masat për lehtësim për shumë persona, masat për mbështetjen e ekonomisë, masat për mbështetjen e shoqërisë greke, menjëherë do të bëhen praktikë. Gjithçka ka të bëjë me vitin 2019 do të votohet seancën e ardhshme dhe do të fillojë të zbatohet pas dy javësh”, theksoi Cipras.
Përveç deputetëve të SYRIZË-s edhe ata të cilët nuk e mbështesin Qeverinë dhe janë në pozita ministrore në mënyrë pozitive për besimin e Qeverisë votoi edhe deputeti Janis Saridis nga partia Aleanca e centristëve.
Nga 300 deputetë sa numëron Parlmenti grek, votuan 289 prej të cilëve 136 ishin “kundër”. Kundër u prononcuan deputetët e Demokracisë së Re, Aleancës Demokratike, Partisë Komuniste, Agimi i Artë dhe Potami, ndërsa, lideri i Lidhjes së Centristëve dhe tre deputetë të tyre munguan nga votimi.
Në debatin treditor që filloi të mërkurën pasdite dhe zgjati rreth 29 orë, fjalën e kanë marrë 112 folës në mesin e të cilëve edhe kryeministri i Greqisë, liderët e partive politike dhe ministra të qeverisë.
Votimit i parapriu fjalim i liderëve të partive politike ndërsa debatin me fjalim e përfundoi kryeministri grek. (koha.mk)