Është Irracionale atë që e bëri Bashkimi Evropian dhe shpresoj që së shpejti do të kuptojnë se kanë bërë një gabim historik, i cili nuk duhet të mbetet fatal, deklaroi lideri i Syrizës dhe ish-kryeministër grek Aleksis Cipras në intervistën për TV Krit, duke folur për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ciprasi thotë se kryeministri grek Kirjakos Micotakis do të lutet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut “të mos vijnë në pushtet të të njëjtit mendim”, duke theksuar se “interesi kombëtar dhe patriotik” ka thënë duhet të arrihet Marrëveshja e Prespës.
Sipas tij, zgjidhja e arritur me Marrëveshjen midis të dyja vendeve nuk mund lehtë të shkatërrohet.
“Nuk besoj se është lehtë të shkatërrohet Marrëveshja (e Prespës). Është irracionale atë që e bëri Bashkimi Evropian dhe shpresoj se është një sukses i përkohshëm. Shpresoj se së shpejti do të kuptojnë se kanë bërë një gabim historik. Gabim i cili nuk duhet të jetë fatal. Dhe këtë e them duke ditur paralelisht se, për fat të keq, Greqia mungonte në konsultimet dhe e gjithë që ndodhi në Samitin e javës së kaluar”, tha Ciprasi, duke shtuar se është pritur Greqia, e jo Danimarka dhe Holanda të kenë qëndrim dhe rol në diskutimin që i përket Ballkanit.
Ish-kryeministri grek e kritikoi Qeverinë aktuale në Athinë për qëndrimin se për shkak të shqiptarëve, kandidaturat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk duhet të ndahen dhe pyeti nëse mundet në këtë mënyrë Greqia indirekt nuk e njohu logjikën e Shqipërisë së Madhe.
Ciprasi e komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ai “thoshte se kjo marrëveshje është e dëmshme, katastrofale dhe tradhtuese, ndërsa tani thotë se duhet t’i përmbahemi asaj dhe ta respektojmë.