Cipras propozon që presidenti i Greqisë të zgjidhet me vota të qytetarëve
Athinë, 14 nëntor 2018 – Kryeministri grek Aleksis Cipras propozoi ndryshim në Kushtetutën e vendit, me qëllim që populli të mund ta zgjedhë presidentin e shtetit.
Cipras sot në Parlament i prezantoi propozimet e Syrizas për ndryshime në Kushtetutë.
Sipas kryeministrit, “perspektiva për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit të Republikës nga ana e popullit do t’i japë pushtet special”, por kjo nuk do të krijojë rrezik nga pushteti i dyfishtë në vend.
Për momentin shefi i shtetit zgjidhet në Parlament me shumicë prej dy të tretave, dhe me mandat prej pesë viteve. Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 1986 i kanë përkufizuar autorizimet e presidentit dhe ia kanë marrë të drejtën ta shkarkojë kryeministrin, të vendosë veto të ligjeve të miratuara në Parlament, ia përkufizon të drejtën ta shpërndajë organin legjislativ dhe të shpallë referendum. E drejta për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i ishte bartur Parlamentit