Athinë, 30 tetor – Në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë në pushtet SYRIZA, kryeministri grek Aleksis Cipras i prezantoi propozimet e partisë për ndryshim të Kushtetutës së Greqisë, lajmëron “Katimerini”.
Në mesin e propozimeve, të cilat i shfaqi Cipras, është edhe zbatimi eksplicit i “neutralitetit religjioz të shtetit”.
“Shteti dhe Kisha kanë pjekuri, arsyeje dhe ndjenjë që të pranojnë racionalizim të marrëdhënieve ndërmjet tyre. Erdhi koha që në Kushtetutë në mënyrë eksplicite të zbatohet neutraliteti religjioz i shtetit”, deklaroi kryeministri grek.
Ai , mes tjerash, propozon që të vendoset sistem proporcional zgjedhor, si dhe të zbatohet “votim konstruktiv i mosbesimit”, sistem, me çka propozimi për votimin e mosbesimit të qeverisë mund të miratohet nga Parlamenti vetëm nëse zgjidhet kryeministri i ri.
Sipas Ciprasit, kjo do të krijojë kushte për stabilitet politik, do ta pengojë ndërprerjen e parakohshme të mandatit parlamentar dhe do të krijohet parakusht për përmbushjen e ciklit politik katërvjeçar, pavarësisht nga taktika dhe planet e qendrave politike joinstitucionale.
Në kuptimin e njëjtë përfshihet edhe propozimi që të zbatohet kushti që kryeministri të zgjidhet nga populli grek, të jetë deputet. Sipas Ciprasit, kjo do të pengojë raste të reja, që funksionin e kryeministrit ta marrin persona të cilët nuk kanë përmes votimit të popullit.
SYRIZA, gjithashtu, kërkon që të zbatohet “e drejta për zbatimin e referendumit me iniciativë të popullit”.