Selanik, 25 maj – Në bisedime nuk shkojmë të japim diçka, ta japim emrin Maqedoni, siç pohojnë disa, shkojmë ta marrim prapa diçka që është dhënë para 70 vjetëve, tha kryeminstri grek Aleksis Cipras nga Selaniku, pas takimit me prefektin e Selanikut, Janis Butaris.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Cipras duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nuk ndaloi në bisedimet që zhvillohen në Nju-Jork, por në atë që Athina pranon emër të ndërlikuar, duke iu drejtuar të gjithëve që në Greqi e akuzojnë Qeverinë se “e jep emrin Maqedoni”.
“Ndodhemi në negociata që janë të ndjeshme, kritike, janë bërë hapa përpara. Ne shkojmë përpara duke mbrojtur një pozicion nacional dhe kur tashmë ndodhemi në Selanik, në Maqedoni, dua të them sepse dëgjoj disa që thonë mos e jepni emrin. Ne këtu synojmë të marrim diçka prapa, e jo të japim diçka. Të marrim diçka që para 70 viteve është dhënë nga të tjerët jo nga ne”, tha kryeministri grek, duke sqaruar se vendi fqinj edhe në kuadër të Jugosllavisë edhe pas shpërbërjes e shfrytëzon emrin Maqedoni” edhe atë “pa asnjë përcaktim tjetër”.
Cipras konsideron se emri pa përcaktim “i referohet botës antike greke dhe trashëgimisë së madhe kulturore të Maqedonisë greke”, ndërsa në bisedimet Athina synon që këtë ta kthejë prapa, diçka që sipas Ciprasit “nuk është e lehtë”.
Kryeminstri grek shtoi se është koha që dy vendet të ekzistojnë bashkë, të bashkëpunojnë dhe të jetojnë në paqe në dobi të gjithë botës.