Athinë, 19 qershor – Nga njëra anë në emër të unitetit të tyre partiak ose për tërheqjen e votueseve, nuk hezitojnë që të qëndrojnë në etnopopulizëm dhe të flasin për tradhtarë dhe tradhti për çështjen maqedonase, ndërsa nga ana tjetër thonë se do të kujdesen që marrëveshja sipas tyre është tradhtare të respektohet, tha kryeministri grek Aleksis Cipras në mitingun e mbrëmshëm partiak të SYRIZA-s në Athinë, duke dërguar kritika deri te kundërshtarët e tij politik në lidhje me politikën e jashtme.
Cipras shtoi se tradhtarët e tij politik sillen në “mënyrë të papërgjegjshme dhe shkurtpamëse ” dhe i pyeti se pse aq shumë i intereson respektimi i marrëveshjes, nëse e vlerësojnë si tradhtare.
Duke folur për sigurinë dhe rëndësinë e saj në të gjitha sferat e jetës, kryeministri grek dhe lider i SYRIZA-s në mitingun e parë parazgjedhor të mbajtur mbrëmë në Athinë, tha se “siguria nuk është fjalë në fushatë reklamuese, por është perspektivë për të tanishmen dhe të ardhmen e të gjithë grekëve”. Foli edhe për sigurinë e vetë Greqisë, duke vlerësuar se siguri janë edhe aleancat të cilat ndërtohen me popujt e Ballkanit dhe “miqësia dhe bashkëpunimi me fqinjët nga veriu për të cilët pas Marrëveshjes së Prespës ne bëhemi garantues edhe për sigurinë e tyre, por edhe për rrjedhën e tyre evropiane”. (koha.mk)