Në takime të ndara, me kryetarët e të gjitha partive politike me përjashtim të Agimit të Artë, kryeministri grek gjatë ditës do të bisedojë për çështjen me emrin, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë dhe në prag të vizitës me Methju Nimicin. Aleksis Cipras, sipas gazetarëve grekë, përmes telefonit ka biseduar me liderët e partive dhe të gjithë pozitivisht janë përgjigjur në kërkesën e tij për takim.
Takimi i parë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina është caktuar për në orën 10:30, me kryetarin e Demokracisë së Re. Tani është vonë për informim, ka qenë, sipas mediave greke, komenti nga partia opozitare, por megjithatë Kirjakos Micotakis do të takohet me Cipras edhe krahas asaj që për fundjavë tani më ka planifikuar dhe caktuar vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Micotakis, dje, për çështjen për emrin dhe për pozitat e partisë së tij ka biseduar me ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Xhefri Pajat.
Menjëherë pas bisedimeve me liderin e Demokracisë së Re, Cipras, në pallatin e kryeministrit do ta pritë kryetaren e Koalicionit demokratik, Fofi Genimata, e cila sipas informacioneve në mediat greke, ka kërkuar konvokim të takimit të liderëve nën mbështetjen e shtetit, sepse kryeministri nuk ka siguruar konsensus në brendësinë e qeverisë. Për në orën 13:30 është caktuar takim i Ciprasit me sekretarin e përgjithshëm të Partisë komuniste të Greqisë, pastaj me liderin e partisë Potami, ndërsa kryeministri grek, takimet do t’i përfundojë me Vasilis Levendis, kryetarin e partisë së vogël Unioni i centralistëve.
Nga takimet dhe bisedimet e kryeministrit grek me liderët e partive, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, është përjashtuar lideri i Agimit të Artë, diçka që në vitet e fundit, veçanërisht pasi filloi procesi gjyqësor kundër partisë është praktikë e zakonshme. Aleksis Cipras tha se janë bërë disa hapa për përafrim dhe kanë ekzistuar shenja të mirëkuptimit dhe vullnetit të mirë. Në dialogun fillestar para kamerave, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Cipras dhe Pavlopulos, e përmendën edhe irredentizmin.
“Mendoj se ka pasur tentim për përafrim dhe janë bërë disa hapa. Edhe lidhur në shenjë të mirëkuptimit se çështjet për irredentizmin janë çështje që duhet të bëhet prioritet ndaj zgjidhjes. Mendoj se është pozitiv dhe shenjë e vullnetit të mirë ndryshimi i emrave të aeroportit dhe të autostradës që i lidh dy vende, sepse kjo është çështje kritike, të gjithë kemi ndjeshmëri të madhe, askush nuk mund ta marrë historinë e një populli tjetër. Prej këtu e tutje, mendoj se në periudhën e fundit do të insistojmë në intensifikimin e tentimeve tona”, tha kryeministri grek dhe shtoi se qeveria e tij po tenton t’i zgjidhë çështjet që shumë vite janë të pazgjidhura.
Presidenti grek, duke folur për Maqedoninë, e përmendi irredentizmin si problem më i madh. “Irredentizmi dhe eliminimi i irredentizmit, nuk është çështje vetëm e Greqisë, nuk është temë që e shtrojnë vetëm ne. Duhet edhe fqinjët tanë të kuptojnë se është çështje edhe e BE-së. Irredentizmi është tërësisht kundër legjislacionit evropian. Sipas kësaj, cili do vijim edhe deri te Bashkimi Evropian kalon përmes eliminimit të të gjithë atyre elementeve irredentike që ekzistojnë në emër”, i tha presidenti grek, Ciprasit, transmeton MIA.
Prokopis Pavlopulos, shtoi se miqtë dhe partnerët e Greqisë nuk duhet të harrojnë se tendencat irredentiste në emrin kanë ekzistuar që kur vendi ynë u bë pjesë e Jugosllavisë dhe kjo u theksua jo vetëm nga grekët, por edhe nga SHBA-ja. Presidenti grek tha se Greqia ka qëllim të mirë, por askush nuk duhet të harrojë se vendi e mbron historinë, të drejtën ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian.