Shkup, 30 shtator – Ish kryeministri grek Aleksis Cipras në një intervistë të fundit dhënë sonte në Shkup ka zbuluar se disa ditë para nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, të dy palët thuajse ishin dëshpruar se nuk ka shancë të arrihet marrëveshja.
‘Disa ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, unë , Zaev, Kocijas dhe Dimitrov kemi hedhur stilografët dhe kemi thënë se nuk ka shancë të arrihet marrëveshja, e më pas mbisundoi ndërgjegja’, sqaroi Cipras.