Askush nuk mundet në një moment të flasë për нјч marrëveshje tradhtie, pastaj të tregojë se do ta respektojë apo tani të kërkojë të tërhiqet siç thotë Samarasi, sepse, z. Micotakis duhet të ndërmarrë qëndrim të qartë, thotë ish-kryeministri grek i Sѕrizas Aleksis Cipras, duke i komentuar pozicionet e ish-kryeministrit të Greqisë Andonis Samaras i cili tha se çështja politike është si Greqia më lehtë të çlirohet nga Marrëveshja e Prespës.
Ciprasi në fjalimin përfundimtar të Komitetit Qendror për rindërtimin e Syrizas, tha se bëhet fjalë për qëndrim të ish-kryeministrit dhe “njeri i cili tani ka shumë ndikim të madh të grupit të deputetëve të Demokracisë së Re” dhe komentoi se Micotakisi duhet të ndërmarrë qëndrim sepse është çështje e cila nuk ka të bëjë në çështjen e brendshme partiake, por “për temat kyçe që kanë të bëjnë në kredibilitetin e vendit, në çështjet kombëtare kyçe, duhet të ndërmarrë pozicion i qartë”.
“A mundet ai dhe Qeveria e tij ta garantojnë këtë marrëveshje? E respekton këtë marrëveshje, siç tha zonja Bakojani, dhe do t’i qëndrojë atij apo Greqia do të duhet të heqë dorë sepse nuk shkon përpara, siç kërkoi z. Samaras? Sepse nëse Demokracia e Re, e kryesisht Qeveria, nuk sqaroi se mundet ta garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, atëherë lë një dritare të gjerë të hapur për destabilizim, jo vetëm të rajonit, që tashmë ekziston, në lindje dhe juglindje, por edhe në veri të vendit. Dhe kjo është një përgjegjësi e madhe kombëtare”, thotë Ciprasi.
Ish-kryeministri grek edhe një herë e përsëriti qëndrimin se Marrëveshja e Prespës është njëra ndër sukseset më të mëdha të Qeverisë paraprake dhe se Syriza është marrëveshje patriotike që jep mundësi për stabilizim të rajonit. (koha.mk)