Athinë, 20 shtator – Kur e zgjidhëm problemin me fqinjët verior, zgjodhën ta ngrejnë vendin në këmbë, ndërsa tani kryeministri i Maqedonisë së Veriut i lavdëroi për respektim e tyre besnik të Marrëveshjes së Prespës, e përshëndes ndryshimin e qëndrimit të Micotakis, por duhet t’i kërkojë falje grekëve, tha lideri i SYRIZËS Aleksis Cipras, duke folur nga Selaniku në „Thessaloniki Helexpo Forum“, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në fillim të fjalimit, Cipras u kthye në Marrëveshjen e Prespës dhe në qëndrimin që kryeministri aktual grek e ka pasur derisa ishte në opozitë.
“Kur e zgjodhëm, siç u imponuan interesat e vendit tonë, çështja e pazgjidhur afatgjate me fqinjët tanë verior me Marrëveshjen e Prespës, zgjodhën ta ngrejnë vendin në këmbë. Sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut i lavdëroi për respektimin besnik të marrëveshjes së Prespës nga ana e tyre. Zotëri Micotakis, jo vetëm që takohet me të, ndërsa thoshte që asnjëherë nuk do të takohet, por edhe lufton për zbatimin e Marrëveshjes. Unë e përshëndes ndryshimin e qëndrimit të zotëri Micotakis, sepse i shërben interesit kombëtar”, tha Cipras.
Lideri i SYRIZËS dhe ish kryeministër i Greqisë, i cili së bashku me Zaevin e luajtën rolin kryesor në arritjen e Marrëveshjes së Prespës theksoi se Micotakis duhet t’u kërkojë falje të gjithë grekëve “të cilët i mashtroi” gjegjësisht ” falje që partia e vendosi mbi atdheun dhe i mbushi grekët me gënjeshtra, urrejtje dhe përçarje”.