N afër dhe me interesim i ndjekim ngjarjet në vendin fqinj, sot është ditë kritike për Marrëveshjen e Prespës, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në konferencën për shtyp në Bruksel pas përfundimit të aktiviteteve në suazat e Samitit të BE-së dhe i dëshiroi sukses homologut të tij nga Maqedonia.
“Sot është ditë kritike për Marrëveshjen e Prespës, sepse e kemi votimin e parë për fillim të procesit të reformave në vendin fqinj. Nga afër dhe me interesim i ndjekim ngjarjet. Dëshiroj edhe njëherë të përsëris se perspektiva për hapjen e procesit për revizion kushtetues, që e ndërron emrin kushtetues është rruga e vetme për fqinjët tanë, nëse duan të integrohen në Bashkimin Evropian ose NATO. Dua t’i dëshiroj sukses të mirë Zoran Zaevit”, tha kryeministri grek.