Athinë, 22 maj – Vizioni ynë, i imi dhe Bojkos është shndërrimi gradual i Ballkanit nga rajon i jostabilitetit, konflikteve, luftërave, ndasive, mbizotërimit të nacionalizmit, në rajon të prosperitetit dhe bashkëpunimit në dobi të popujve tanë, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në fjalimin e tij në fshatin Kirkovë, Bullgari gjatë fillimit të ndërtimit të interkonektuesit për gaz natyror midis dy vendeve (IGB), në të cilën mori pjesë së bashku me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, transmeton KOHA.
“Greqia dhe Bullgaria, dy vende me histori të gjatë të rivalitetit në të kaluarën, arritëm të kthejmë një faqe tjetër. Ndërtuam marrëdhënie partnere të thellë dhe shumëanësh dhe jam i bindur se mund të luajmë rol kyç në zbatimin e këtij vizioni të përbashkët për Ballkanin dhe rajonin. Pasi kjo është rruga e vetme për të ardhmen e popujve tanë”, tha kryeministri grek.
Lidhur me politikën energjetike, Cipras tha se me IGB, Greqia dhe Bullgaria bëhen shtyllat kryesore të strategjisë energjetike të BE-së. (koha.mk)
Kryeministri grek tha se një pjesë e madhe e gazit në IGB, do të vijë nga gazsjellësi TAP.
Interkonektuesi IGB do të jetë me gjatësi prej 182 kilometrash dhe do t’i lidh sistemin kombëtar grek për përçimin e gazit në rajonin Komotini me sistemin nacional bullgar për gaz, ndërsa ndërtimi është në bazë të memorandumit të nënshkruar për mirëkuptim midis Greqisë dhe bullgarisë nga viti 2009. (koha.mk)