Athinë, 30 janar – Nga Samiti i pestë të vendeve të Jugut që po mbahet në Qipro, kryeministri grek Aleksis Cipras dërgoi porosi se Marrëveshja e Prespës tregon se ekzistojnë zgjidhje evropiane përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Porosinë që e dërgojmë sot, këtu është porosi e hapërimit të përbashkët në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta evropiane. Porosia që e dërgon tentimi i suksesshëm që e kishim lidhur me dallimet tridhjetëvjeçare për emrin me Maqedoninë e veriut, gjithashtu është porosi se ekzistojnë zgjidhje evropiane përmes dialogut dhe përmes mirëkuptimit të ndërsjellë”, porositi kryeministri grek.
Aleksis Cipras në konferencën e sotme për shtyp me presidentët e Qipros dhe Francës, kryeministrat e Italisë, të Maltës dhe Portugalisë dhe shefin e diplomacisë spanjolle, tha se beson në Evropën që “mund të japë zgjidhje, në vend që të fundoset në introversion, Evropa e cila do të mundet, përveç që t’i zgjidhë problemet e saj, të luajë rol thelbësor në skenën ndërkombëtare si shtyllë e paqes dhe stabilitetit. (koha.mk)