Shkup, 20 janar – Marrëveshja e Prespës është një obligim patriotik, kështu ka thënë kryeministri grek, Aleksis Cipras në intërvistën dhënë për gazetën greke “Avgi”, transmton Koha.
Ai ka akuzuar kreun e partisë më të madhe opozitare greke “Demokracia e Re”, Kiriakos Micotakis, për mashtrim me opinionin me tendencë të përfitimit të pikëve politik në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa duke komentuar protestat anti-Marrëveshjes, Cipras ka theksuar se çdo shoqëri demokratike qytetarët ka të drejtë për protesta paqësore.
“Besoj se obligim për secilin është që t’i izolojë grupet ekstreme që përpiqen të manipulojnë me atë protestë dhe ta heqin parullën e urrejtjes. Mjaft kishim urrejtje qytetare në histori në këtë vit. Ksenofobët duhet hiqen me argumente dhe dialog”, ka theksuar Cipras midis tjerash në intervistë. (Koha.mk)