Athinë, 22 janar – Me video në kohëzgjatje prej pothuajse dy minutash, të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri grek Aleksis Cipras, qytetarëve ua sqaron dilemat për Marrëveshjen e Prespës, njofton Koha.
“Erdhi koha ta mësojmë të vërtetën”, është mesazhi që në fillim të videos në të cilën janë shfrytëzuar inserte prej nënshkrimit të marrëveshjes, ndërsa në vazhdim edhe disa pjesë të marrëveshjes, me sqarimin se çfarë gjegjësisht do të thonë për Greqinë. Videon kryeministri grek e ndau në profilet zyrtare në Fejsbuk dhe Tuiter.
“Marrëveshja e Prespës është hap historik, jo vetëm për të dyja vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për të gjithë Evropën. I përforcon marrëdhëniet e miqësisë, bashkëpunimit dhe stabilitetit”, shkroi Cipras duke e ndarë videon.
Paralelisht, nga Ministra e Punëve të Jashtme të Greqisë publikuan tekst në të cilin u përgjigjen pyetjeve të parashtruara prej qytetarëve lidhur me Marrëveshjen e Prespës.
“Cila ishte linja kombëtare e pranuar prej qeverive paraprake? Çfarë fiton Greqia prej Marrëveshjes së Prespës? Me Marrëveshjen e Prespës e pranojmë “kombin maqedonas” dhe “gjuhën maqedonase”? Çfarë do të ndodh nëse prej Parlamentit grek nuk ratifikohet Marrëveshja e Prespës?, janë pyetjet në të cilat MPJ greke jep përgjigje të detajuara dhe të zgjeruara.