Athinë, 1 janar – Kryeministri grek, Aleksis Cipras në mesazhin e tij për Vitin e Ri për grekët shprehu bindjen se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet prej Parlamentit grek, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Cipras në fjalimin për qytetarët tha se viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit të madh të imazhit ndërkombëtar dhe rolit ndërkombëtar të Greqisë, në nivel evropian dhe ndërkombëtar, “si edhe të stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në rajonin më të gjerë destabilizues”.
“Në këtë tentim, hap i rëndësishëm është Marrëveshja e Prespës, e cila do të ratifikohet prej Parlamentit grek, duke e mbyllur një cikël joproduktiv 30-vjeçar të joaktivitetit, që i kushtoi shumë atdheut. Me ratifikimin e marrëveshjes, Greqia përfundimisht e mbron trashëgiminë e madhe kulturore dhe karakterin grek të Maqedonisë Antike dhe në të njëjtën kohë e siguron rolin e vet udhëheqës në rajonin më të gjerë të Ballkanit”, tha kryeministri grek në fjalimin e tij për qytetarët.