Ditë gëzimi është dita e sotme për ministrin e ri, por edhe ministrin e vjetër të Punëve të Jashtme të Greqisë, për shkak të rezultatit të djeshëm pozitiv nga votimi në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe krahas dorëheqjes dhe largimit të Nikos Koxias nga pozita e shefit të diplomacisë greke, edhe ai edhe Cipras thanë se janë të lumtur, edhe pse ky është oksimoron, siq cekën të dytë.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në prani të diplomatëve, të zëvendësministrave të Punëve të Jashtme dhe në prani të një numri të madh të ekipeve të huaja dhe vendore të gazetarëve, në MPJ-në greke, në solemnitetin për pranim-dorëzimin e funksionit ministër i Punvëe të Jashtme, Aleksis Cipras edhe zyrtarisht e trashëgoi Nikos Koxiasin në pozitën e shefit të diplomacisë greke.
Që të dy, gjatë fjalimeve të tyre të gjera u përqendruan në politikën e jashtme greke, por edhe në çështjen për emrin e Marrëveshjes së Prespës.
“Unë jam ministri më i lumtur në dorëheqje”, u tha Koxias ekipeve të gazetarëve, duke arritur në MPJ-në greke, shkurtë para takimit me Ciprasin.
Kryeministri grek, ndërkaq, në objektin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë arriti nga pallati presidencial ku dha betimin solemn qytetar para presidentit të shtetit, Prokopis Pavlopullos.