Athinë, 5 shkurt – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pasdite në Pallatin e Bardhë në Ankara është takuar me kryeministrin grek Aleksis Cipras.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, kryeministri i Greqisë ka dërguar porosi pozitive për marrëdhëniet greko-turke përmes Instragramit të tij zyrtar, ku ka ndarë fotografi nga fillimi i takimit e Erdoganin, pwrcjellw gazeta KOHA.
“Greqia dhe Turqia mund të ndërtojnë marrëdhënie bashkëkohore me respekt të ndërsjellë në dobi të popujve tanë dhe rajonit”, ka shkruar Cipras në Instragram.
Paralelisht me takimin Erdogan-Cipras, takim kanë edhe bashkëshortja e presidentit turk me partneren e kryeministrit grek.(koha.mk)