Athinë, 13 mars – Vendi dhe ekonomia hapën një faqe të re, gjendemi në udhëkryq historik, por para nesh kemi edhe shumë beteja, deklaroi kryeministri grek Aleksis Cipras në fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të SYRIZA-s, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Gjendemi në udhëkryq historik për të ardhmen e vendit. Vitet e rënda janë pas nesh, hapi i madh i bërë në vitin 2015 nuk ishte jovendimtar. Vendi tashmë gjendet në erën pas memorandumit”, porositi Cipras.
Ai shtoi se populli do të vendosë se në cilin rrugë do të shkojë vendi, a do të vazhdojë sipas rrugës e cila sigurt qon drejtë ekonomisë ose në rrugën e kundërt.
Kryeministri grek dërgoi kritika deri te Demokracia e Re për pozicionet e partisë opozitare për shumë çështje, si dhe për atë se nuk kishte dënim, veçanërisht nga lideri Kirjakos Micotakis, për sulmet ndaj shtëpive të deputetëve të SYRIZA-s në Greqinë Veriore për shkak të Marrëveshjes së Prespës.
Cipras edhe një herë përsëriti se zgjedhje parlamentare do të ketë në vjeshtë, pasi që të përfundojë mandati i paraparë i Qeverisë së tanishme.
“Mos të presin se do t’iu kryejmë shërbim që t’i përshpejtojmë zgjedhjet kombëtare”, theksoi Ciprasi dhe e porositi Demokracinë e Re se do të humb edhe në eurozgjedhjet e ardhshme edhe në ato parlamentare.