Ekziston “dritare e mundësive” për zgjidhje të kontestit për emrin, theksoi kryeministri grek Aleksis Cipras mbrëmë në fjalimin para anëtarëve të partisë qeveritare Syriza – emër të përbërë për përdorim të përgjithshëm dhe e akuzoi opozitën për nxitje të nacionalizmit dhe izolimit, transmeton MIA. “Qeveria do të vazhdojë të punojë të arritje të marrëveshjes më të mirë të mundur. Pozicioni grek është i qartë dhe përgjegjës. Kërkojmë zgjidhje e ndërsjellë e pranueshme, emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm, i cili nuk do të lë hapësirë për irredentizëm dhe pohime jo të mençura”, tha Cipras.
Theksoi se është pozitive edhe që në Shkup ka qeveri e cila duket e vendosur që të ndërmerr hapa për gjetje të zgjidhjes, të cilët, siç theksoi, duhet t’i tregojë në praktikë. Ai e akuzoi partinë opozitare Demokracia e Re dhe ish-lideri i saj Andonis Saramas të cilët, siç tha, e kanë krijuar në vitin 1992, por nuk kanë arritura ta zgjidhin, për krijim të izolimit dhe retorikës nacionaliste e cila e dëmton vendin dhe politikën e saj në rajon.
“Samaras më shumë kujdeset për karrierën e tij politike se sa të zgjidhet një problem i cili është me rëndësi kombëtare. Interesat kombëtare, nuk mbrohen me kriticizëm, akuzime dhe thënie të aforizmave, por me por me ndërtim të pozicionit të mirë negociues, sigurim të aleatëve ndërkombëtare dhe tentim për arritje të konsensusit të brendshëm kombëtar”, tha Cipras.
Si shembull pozitiv e theksoi qëndrimin e kryepeshkopit Jeronim i cili në takimin e tyre të djeshëm ka theksuar se në këtë moment nuk nevojiten, por konsensus kombëtar dhe unitet.