Athina, 18 maj – Gjatë fundjavës, kryeministri grek Aleksis Cipras do të njoftojë Presidentin grek Prokopis Pavlopulos dhe krerët e partive politike për negociatat për emrin pas takimit me homologun e tij maqedonas në Sofje.
Burimet qeveritare greke informuan gazetarët në Greqi se Athina nuk devijon nga pozicioni i saj mbi një emër erga-omnes dhe revizion kushtetues si parakushte kryesor për një marrëveshje ekzistuese,raportoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Erga omnes me revizion kushtetues është një parakusht i domosdoshëm për një marrëveshje. Zbatimi i revizionit kushtetues është një parakusht i domosdoshëm për integrimin në organizatat ndërkombëtare (BE – NATO)”, informojnë burimet qeveritare greke.