Athinë, 2 mars – Së shpejti do të bëhem kryeministri i parë, i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion, e më vonë do të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, zbuloi kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë fjalimit të tij në forumin e katërt ekonomik në Delfi, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
“Dëshiroj t’ju bind se lidhur me qeverinë të cilën e kam nderin ta udhëheq, jemi të vendosur që Greqia të vazhdojë të ndërtojë në bazë të asaj që e kemi arritur me Marrëveshjen nga Prespa. Për këtë shkak, dëshiroj t’ju zbuloj, se shumë shpejtë do të bëhem kryeministri i parë grek, i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion. Dhe në mënyrë shtesë do të qasemi ndaj mbledhjes temeluese të këshillit të lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim që t’i hulumtojmë mënyrat për thellimin e bashkëpunimit tonë për një sërë sferash me interes të përbahskët”, tha kryministri grek dhe me këtë rast i përmendi ekonominë, turizmin, energjetikën, kulturën, bashkëpunimin ushtarak dhe policor.
Kryeministri i Greqisë, duke folur për Marrëveshjen e Prespës, tha se është kryevepër diplomatike dhe “do të mbetet në histori pasi për herë të parë për çështje bilaterale në Ballkan, ka ekzistuar vullnet politik që të mposhtet nacionalizmi nga të dy palët”.
“Marrëveshja nga Prespa nuk ishte marrëveshje e lehtë. Do ta karakterizoja si kryevepër diplomatike, pasi ishte marrëveshje për të dy palët e dobishme, por askush pa fituar 100 për qind nga argumentet e veta dhe askush, në të njëjtën kohë, të mos ndjehet i poshtëruar ose manipuluar”, tha kryeministri grek.
Aleksis Cipras tha se sot Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje të cilat investojnë në miqësi, bashkëpunim dhe solidaritet dhe japin shembull, jo vetëm për Ballkanin dhe Evropën, por për tërë botën.