Athinë, 12 dhjetor – Gjatë kohës së seancës së djeshme plenare në Parlamentin grek të ligjit që ka anuluar dispozitat që parasheh shkurtim të pensioneve nga 1 janari 2019 edhe pse nuk ka qenë në rend dite, edhe çështja e emrit dhe Marrëveshja e Prespës, kanë qenë pjesë e temave për të cilat mes veti me zëra të lartë janë akuzuar kryeministri grek Aleksis Cipras dhe lider i Demokracisë së Re, Krijakos Micotakis.
Në fjalimin e tij Cipras është përqendruar vetëm në ekonominë dhe ligjin konkret, derisa Micotakis ka akuzuar qeverinë aktuale se ka bërë pazar dhe ka “këmbyer çështjen e Shkupit për pensionet” dhe paralelisht ka kërkuar të shpallen zgjedhje që populli grek të vendos për Marrëveshjen e Prespës, njofton korrespondenti i MIA-s në Athinë.
“Z. Cipras do ju them atë që mes veti e diskutojnë të gjithë qytetarët: e këmbyet çështjen e Shkupit me uljen e pensioneve. Këmbyet masë që nuk duhej të votohet, me një lëshim të madh nacional. Kjo z. Cipras ka qenë bileta që udhëtuat prej Prespës deri në Itakë. Në Prespë që i dhatë gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase, ndërsa Itakës ku e imponuat daljen nga memorandumet. Kjo nuk u shërben interesave të vendit. U shërben interesave të huaja”, ka thënë Micotakis.
Cipras ka replikuar se është trup dhe nuk pret nga lideri i opozitës të thotë punë të tilla dhe siç tha, punë të cilat “e kanë nxjerr nga lëkura”.
“Dhe nëse me këtë ligj, këtu sjellim shkëmbim dhe nuk i ulim pensionet pasi e shesim Maqedoninë, ju pse do të votoni për këtë ligj që është zëvendësim për shitjen e Maqedonisë. Pse e votoni? A nuk ken turp të thoni punë të këtilla në Parlamentin grek? Sa poshtë do të bjeni? Ju ftoj të mos votoni që të mos shkurtohen pensionet, nëse mendoni se është produkt i këmbimit për një çështje aq kritike nacionale”, i është drejtuar Cipras, Micotakisit, transmeton MIA.
Diskutimi i ashpër, siç ka njoftuar korrespondentja e MIA-s në Athinë është zhvilluar edhe rreth mobilizimit të nxënësve dhe sloganet në shkollat e mesme se “demokracia e ka shit Maqedoninë”.
“Dhe kur zëdhënësi i juaj qeveritar dhe ministrat e juaj, si dhe z. Skurletis pyesin nëse pajtohemi me sloganin “Demokracia e shiti Maqedoninë”, përgjigjemi: jo, jo nuk pajtohemi. vetë e bëtë pazarin. Dhe keni përgjegjësi të plotë”, ka thënë Micotakis.
“Nuk ju lejoj të na quani tradhtarë. Turp të keni”, është përgjigjur tutje kryeministri grek kundrejt liderit të Demokracisë së Re.
Kirjakos Micotakis gjatë kohës së diskutimit e ka përsëritur qëndrimin se Demokracia e Re nuk do të votojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, derisa Aleksis Cipras ka porositur se qeveria është e gatshme për propozim të ri nga opozita për votim të mosbesimit të qeverisë.