Shkup, 10 shtator – Kryeministri grek, Aleksis Cipras në Panairin Ndërkombëtar në Selanik, një ditë pas protestave të dhunshme, tha se referendumi në vend do të ketë sukses, por edhe është i bindur se Marrëveshja do të ratifikohet me sukses në Kuvendin e Greqisë, njofton Portalb.mk.
“Më 30 shtator ka referendum në Shkup. Dëshiroj dhe shpresoj se miku im Zoran Zaev do ta fitojë. Më pas kemi proces të rëndë, procesi i ndryshimeve kushtetuese, i cili do të finalizohet në mes të janarit, ai proces është i rëndë pasi që kërkon dy të tretat në Kuvend, ndërkaq më pas gjithsesi e kemi procesit me protokollin për integrim, proceset burokratike në NATO”, tha Cipras.
Cipras para gazetarëve e hodhi poshtë mundësinë për shpalljen e referendumit në Greqi, për Marrëveshjen e Prespës.