Brenda vitit, testet e para mund të fillojnë të përfshijnë çipe që funksionojnë si një ndërfaqe me kompjuterët në trurin e njeriut. Kjo u njoftua nga Elon Musk, pas provave të bëra me kompaninë e tij Neuralink mbi një majmun, të cilit ju vendos një çip që i lejoi të luante video lojëra me mendjen. Ideja themelore e pronarit të Tesla dhe SpaceX, i cili nisi këtë projekt në 2016, është që të jetë gjithmonë i lidhur me internetin përmes një çipi të implantuar në tru që na lejon të komunikojmë vetëm me fuqinë e mendimit.
Në shkurt Musk u kthye për të folur në lidhje me projektin duke dhënë një afat kohor për provat njerëzore në lidhje me çipin, të dizajnuara për të implantuar inteligjencën artificiale në trurin e njeriut si një kurë e mundshme për sëmundjet neurologjike, të tilla si Alzheimer dhe Parkinson. Implantet e çipave mund të lexojnë dhe shkruajnë aktivitetin e trurit. Musk beson se ndërfaqet e trurit-makinës mund të bëjnë gjithçka, nga shërimi i paralizës deri tek fuqia telepatike.