Indeksi i multimilionerëve të Bloomberg-ut, BBI është një listim i përditshëm për personat më të pasur në botë që aktualizohet nga mbyllja e biznesit në fund të çdo dite në Nju Jork. Falë përfitimeve të tregut në vitin 2017, Bloomberg-u regjistroi 500 personat më të pasur në botë që e shtuan pasurinë e tyre me nga 1 miliardë dollarë ose me 4 herë më shumë se fitimet e tyre në vitin 2016. Përfituesi më i madh është themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, fitimet e të cilit tejkaluan 34.000 milionë USD. Bezos, pasuria e të cilit neto i tejkaloi 100 000 milionë dollarë në fund të nëntorit, aktualisht ka 99.600 milionë krahasuar me 91.300 milionë USD që i përkasin Bill Gates, i cili mbante vendin e parë që nga maji i 2013. Me mbylljen e bursës këtë të martë multimilionerët e Bloomberg-ut kontrollonin 5.3 miliardë dollarë të pasurisë botërore. Si më poshtë lista vijon;
- Jeff Bezos 99.600 milionë USD. Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos vjen nga 16% e pronësisë së Amazonit, kompania e tregtisë elektronike më e madhe në botë. Është pronari i vetëm i Blue Origin, një kompani e eksplorimit hapësinor që ka si objektiv reduktimin e kostove të uljes, vënien në punë të miliona njerëzve në hapësirë dhe në fund lëvizjen nga planeti të industrive dhe të fabrikave.
- Bill Gates 91.600 milionë USD. Pjesa më e madhe e pasurisë së bashkëthemeluesit të Microsoft-it vjen nga Cascade Investment, një fond investimesh i krijuar nga përfitimet e shitjeve të aksioneve dhe dividentëve të prodhimit të software-ve më të mëdhenj në botë. Ka gjithashtu edhe 1,3% të sipërmarrjes me seli në Redmont, Uashnigton dhe njihet si filantropi më i madh në botë.
- Warren Buffet 85.500 milionë USD. Ka 18 % të Berkshire Hathaway, një kompani investimi që kuotizon në bursë dhe që është kthyer në 20,8% nga 1965-2016. Kompania me seli në Omaha, Nebraska zotëron Geico, Clayton Homes, MidAmerican Energy dhe është aksioner në Coca-Cola, American Express dhe Wells Fargo.
- Amancio Ortega. 75.700 milionë USD – Spanjë. Pasuria më e madhe e Ortegës vjen nga zotërimi i 59,3% i Inditex-it, shitësi më i madh i rrobave me pakicë. Kompania e ka selinë në Arteixo, Spanjë dhe është shoqëria mëmë e Zarës dhe e 8 markave të tjera tregtare, operon me 7000 biznese dhe pati 25 700 milionë dollarë fitime në 2017. Ka edhe prona zyrash dhe shitje në të gjithë botën.
- Mark Zuckerberg 73 200 milionë USD Pjesa më e madhe e pasurisë vjen nga zotërimi i 14% në Facebook. Ky sajt ka 2000 milionë përdorues dhe pati fitime prej 28 000 milionë USD në vitin 2016.
- Bernard Arnault 63.600 milionë USD – Francë. Kjo pasuri vjen nga zotërimet e familjes së tij në Christian Dior (94,5%), Moet Hennessy Louis Vuitton (46,7%), Carrefour dhe Hermes (2%), kuotizime në bursë dhe komplekse turistike luksi në Alpet franceze, në jug të Francës dhe në ishujt Maldive.
- Carlos Slim 62.300 milionë USD – Meksikë. Pjesa më e madhe e pasurisë së Slimit vjen nga sipërmarrje që kuotizojnë në bursë. Ai ka një investim me 57% në América Móvil, ka aksione në Grupo Carso dhe në bankë dhe në Grupin Financier Inbursa. Zotëron edhe dhjetra sipërmarrje publike.
- Larry Ellison 53.100 milionë USD. Pjesa më e madhe e pasurisë së Ellisonit vjen nga zotërimi i 27% në fabrikat e software amerikan Oracle.
- Larry Page 52.600 milionë USD. Pjesa më e madhe e pasurisë së Page është zotërimi me 6% në Alphabet, sipërmarrja mëmë e Google-it. Google proceson rreth 4.500 milionë kërkime uebi në ditë dhe raporti i fitimeve është 90.300 milionë USD në 2016.
- Ingvar Kamprand 52.400 milionë – Suedi. Pasuria e tij i atribuohet Ikeas, prodhuesit më të madh të mobiljeve në botë. Kjo sipërmarrje ka 340 filiale, më shumë se 9.500 produkte dhe ka më shumë se 783 milionë vizita në vit.