Vlera të rrezikshme për shëndetin e njeriut, janë regjistruar në matësit e cilësisë së ajrit në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur së fundi, edhe Alergologia, Dr.Luljeta Ahmetaj, e cila nga llogaria e saj në facebook, ka apeluar tek institucionet përkatëse të marrin masa konkrete rreth këtij problemi.
”Të nderuar,
Gjatë këtyre ditëve ndotja e ajrit në Prishtinë arrin vlera të rrezikshme për jetën!
Momentalisht në Kodrën e Diellit arrin vlerën 321!!!
I lus pacientët me probleme të rrugëve të frymëmarrjes si dhe të prekurit me sëmundje të tjera kronike të reduktojnë deri në maksimum daljet jashtë shtëpive të tyre!