Në hulumtimin më të ri, psikiatrët zbulojnë cilat vende të punës shkaktojnë më së shumti depresion, kur bëhet fjalë për shëndetin mental.
Autorët e hulumtimit kanë llogaritur paraqitjen e depresionit në 55 industri – niveli më i lartë i depresionit (16.2%) është gjetur tek shoferët e autobusëve. Niveli më i ulët (6.9%) është gjetur tek profesionet në fushën më zbavitëse dhe rekreative, grup gjërësisht i definuar që përfshin sport, fitnes dhe industri të lidhura me artin.
Nga ana ekonomike, është me rëndësi të identifikohen nivelet e depresionit për tu zbuluar se sa produktivitet është humbur nga problemet e shëndetit mental. Një hulumtim tregon që depresioni e kushton ekonominë 83 biliona dollarë në vit, me çrast pjesa më e madhe humbet për shkak të produktivitetit të zvogëluar në vendin e punës.
Autorët pranojnë që në hulumtim janë përfshirë një numër i vogël i njerëzve, kështu që nuk mund të gjeneralizohet. Ajo që është interesante për të dhënat është se sa gjëra të përbashkëta kanë industritë me nivel të lartë të depresionit. Hulumtuesit zbuluan që vendet e punës me nivel më të lartë të depresionit kanë tendencën të kërkojnë interaksione të shpeshta dhe të vështira me publikun dhe me klientët dhe kanë nivel të ulët të aktivitetit fizik. Ndoshta kjo e spjegon faktin që ndërtimtarët dhe xehetarët – vende të punës me shumë punë fizike, kanë nivel të ulët të depresionit.