Bunenos Ajres, 11 dhjetor – Maqedonia, integrimi evropian dhe euroatlantik i së cilës shumë gjatë është mbyllur, Bosnja e Hercegovina, e cila është shtet jonfunksional dhe dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, fundi i të cilit nuk duket, janë tre problemet e mëdha politike që kanë mbetur nga koha e krizës së sigurisë dhe politikës në territorin e ish Jugosllavisë, ndërsa të cilat ende nuk janë zgjidhur, deklaroi presidenti malazez Millo Gjukonaviq.
Në ligjëratën në Këshillin për marrëdhënie ndërkombëtare, Gjukanoviq ka vlerësuar se problemi i vjetër ballkanik është prapambetje ekonomike.
“Për shkak të kësaj, nëse Unioni në një kohë të duhur nuk e integron Ballkanin Perëndimor dhe nuk i rrumbullakon kufijtë e vet në të gjithë kontinentin, hap mundësi për ndikim të vendeve të treta, edhe atë jo vetëm në Ballkan, por edhe në një pjesë të mirë të Evropës”, vlerësoi presidenti malazez.
Ai vlerësoi se rajoni tani është prej 30 deri në 40 për qind nga standardi mesatar i evropianëve.
“Nëse vazhdon me këtë ritëm rritja e BPV në BE edhe Ballkanit dhe rajonit do t’i duhen 100 vjet që ta arrijë Evropën”, theksoi Gjukanoviq.