Shkencëtarët kanë zbuluar se duhet të hani 1 çokollatë në ditë në mënyrë që të ju funksionojë truri më mirë! Pa dyshim, ky lajm është fantastik për adhuruesit e çokollatës. Efektet pozitive që shkakton janë mbrojtja e zemrës kundër infarktit deri tek hidratimi i lëkurës.
RUAN SHËNDETIN E ZEMRËS. Sipas një studimi të fundit thuhet se njerëzit që hanë 100 gram çokollatë në ditë kanë zemër më të shëndoshë se të tjerët. Arsyeja është se çokollata përmban antioksidantë i cili gjendet edhe tek vera e kuqe dhe i cili ndihmon qarkullimin e gjakut.
PËRMIRËSON FUNKSIONIN E TRURIT. Çokollata është e pasur me magnezium dhe minerale të shumta të cilat janë shumë të shëndetshme për trurin tuaj. Preferohet të hani së paku 2 kocka të vogla në ditë në mënyrë që të rrisni koncentrimin dhe funksionin e trurit tuaj.
NGADALËSON PLAKJEN. Çokollata përmban një antioksidantë të quajtur polifenol, i cili ndihmon lëkurën të ruajë “rininë” e saj. Përzierja e çokollatës me qumësht bën që lëkura juaj të hidratohet dhe për atë arsye preferohet që një herë në ditë të pini një filxhan çokollatë me qumësht.
UL TENSIONIN E GJAKUT. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet patjetër që së paku dy herë në ditë të pinë nga një filxhan çokollatë me qumësht, ngase çokollata ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut.