Google arrin shpesh të bëj atë që edukimi apo familja ka dëshuar u përgjigjet pyetjeve të cilat na vjen turp t’i bëjmë. E kjo platformë na përgjigjet pa I treguar askujt dhe pa na gjykuar për kureshtjen tonë.
Më poshtë po radhisim disa prej preukupimeve më të shpeshta që I adresohen Google rreth seksit.
Çështja e implanteve të gjoksit
Kur vjen puna tek zmadhimi i gjoksit, burrat janë të ndarë në dy pjesë. Një pjesë shkruan për mënyrën si duhet bindur partnerja që të zmadhojë gjoksin, ndërkohë që pjesa tjetër dëshiron të dijë si i duhet thënë partneres që të mos e bëjë ndërhyrjen.
Burrat shqetësohen për madhësinë e penisit
Në 10 pyetje që burrat bëjnë për penisin, 9 prej tyre lidhen me madhësinë. “Si ta bëj penisin më të madh” dhe “Pse penisi im është i vogël” janë disa nga pyetjet më të përhapura. Është interesante se një nga pyetjet më të shpeshta që lidhet me madhësinë është “Sa i madh është penisi im” – mesa duket, Google e di më mirë se mbajtësi i penisit.
Mungesa e seksit gjatë martesës
“Martesë pa seks” dhe “pakënaqësi me seksin gjatë martesës” janë disa nga pyetjet më të shpeshta.
Gratë shqetësohen për aromën e vaginës
Nëse për burrat është shqetësim madhësia, për gratë është aroma. Në pjesën më të madhe, ato kërkojnë pse vagina e tyre mban aromë si uthull, djathë, urinë, mbeturinë etj. Edhe djemtë kërkojnë mbi aromën e organeve gjenitale, më së shumti për të gjetur një mënyrë si t’ia thonë partneres.
Burrat adhurojnë gjoksin
Nuk jemi të sigurt se çfarë presin duke shkruar “E adhuroj gjoksin e të dashurës”, por na vjen mirë gjithsesi.