Fituesi i Botërorit ka qenë gjithmonë në kritika të ashpra për lidhjet me politikanin kontrovers turk… “Puna ime është futbolli dhe unë nuk jam politikan, takimet tona nuk kanë të bëjnë me atë të përkrahjes se ndonjë politike”, kishte thënë Ozil në korrik të 2018-ës. “Pavarësisht a do të ishte ai presidenti turk apo gjerman, veprimet e mija nuk do të ishin ndryshe”, kishte shtuar ai
Futbolli është një fushë tërheqëse për politikanët për të arritur dhe fituar prestigj duke qëndruar me sportist të nivelit të lart, kështu që nuk është edhe e pazakonshme që një lider politik të ferkojë krahët me ndonjë sportist herë pas here. Plejmejkeri i Arsenalit, Mesut Ozil e ka gjetur një shok të tillë dhe ai është presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, por kjo duket një aleancë jo e duhur për shkak se nga disa analistë kjo shihet problematike dhe gjithmonë nxit debat.
Në të vërtetë, lidhja e Ozilit me Erdoganin pati një ndikim masiv që fituesi i botërorit të pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë më 2018, por kritikat që nga ajo kohë nuk kanë të ndalur për sulmuesin. Por, kush është Erdogan dhe si e njohu Ozil atë? Kush është Erdogan? Recep Tayyip Erdogan është presidenti i 12-të i Turqisë, i cili është zgjedhur në gusht të 2014-ës. Para se të bëhej president, Erdogan ka shërbyer edhe si kryeministër i Turqisë nga marsi i 2003-ës dhe para kësaj edhe si Kryetar i Stambollit nga viti 1994-1998. Ai është lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti). Erdogani ka edhe karrierë sportive dhe ka luajtur edhe si futbollist profesionist në kohën e tij, për skuadrën Kasimpasa, stadiumi i të cilës tani bart emrin e tij.
SI U NJOHËN MESUT OZILI DHE PRESIDENTI ERDOGAN?
Shoqëria e Ozilit me presidentin Erdogan ka rrënjë prej vitit 2010, ku ata ishin takuar për herë të parë. Në këtë rast, në Berlin, Erdogan -atëherë kryeministër i Turqisë-ishte mysafirë në ndeshjen për kualifikime në Botëror në mes të Turqisë dhe Gjermanisë, të cilën ai e shikoi bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Gjermania fitoi 3-0, interesante ishte se Ozil, i cili shënoi golin e dytë të skuadrës ishte fshikulluar gjatë ndeshjes nga sektori i tifozëve turk. Mos-festimi më qëllim i golit të tij ishte i qartë dhe ai më vonë shpalosi që arsyeja pse e bëri këtë ishte ti tregonte respekt atdheu të tij, pasi që ai ishte turk që tri gjenerata. “Natyrisht, isha shumë i lumtur. Ishte fantastike për mua të shënojë në këtë ndeshje. Por, bëra një vendim spontan që mos ta teprojë më festime”.
Që nga ajo ndeshje e 2010, Ozil kishte thënë se kishte biseduar me Erdoganin në disa raste të tjera. Megjithatë, një takim i bërë para Botërorit të 2018 kishte shkaktuar debat të ashpër dhe kritika serioze nga zyrtarët e Federatës së Futbollit në Gjermani (DFB). Ozili, bashkë me mesfushorin e Manchester City, Ilkay Gundogan dhe sulmuesin e Everton, Cenk Tosun ishin takuar në Londër me Erdoganin dhe kishin postuar foto të cilat kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale.
Pavarësisht barrës së madhe të kritikave që u përcollën, shoqëria e tyre tashmë vetëm është forcuar, me Ozilin që e kishte ftuar Erdoganin në dasmën e tij, madje politikani ishte aty në cilësinë e mysafirit të privilegjuar.
PSE SHOQËRIA E MESUT OZILIT ME ERDOGANIN ËSHTË KONTROVERSE?
Sportistët e të gjitha sporteve takohen rregullisht dhe kalojnë kohë më shefat e shteteve, kështu që pse shoqëria e afërt e Ozilit me Erdoganin është e papranueshme për shumë kënd? Përgjigja e shkurtër është që politikat e Erdoganin gjatë karrierës së tij politike vazhdimisht kanë qenë kontroverse sidomos me marrëdhëniet diplomatike me një numër vendesh-përfshirë edhe vendin amë të Ozilit, Gjermaninë – që kanë qenë marrëdhënie të mira, mandej jo të mira.
Më 2011, për shembull, ai u kritikua nga disa politikanë gjermanë për kritikat e tij për politikat e emigracionit të Europës qendrore dhe kishte theksuar se fëmijët e emigrantëve turk të lindur në Gjermani duhet të mësojnë turqisht para se ata të mësojnë gjermanisht. Shtoja kësaj edhe fushatave të organizatave te të drejtave të njeriut që gjithmonë kanë qenë kritike ndaj Qeverisë se Erdogan për arrestimet e vazhdueshme të gazetarëve, aktivistëve te të drejtave të njeriut dhe kundërshtarëve politikë.
Në të vërtetë Qeveria e Erdoganit ka treguar vullnet për të goditur në telekomunikacion disa herë. Më 2014, ueb-faqet e njohura të rrjeteve sociale si Youtube dhe Twitter u bllokuan gjatë një krizë të rëndë politike, madje edhe Wikipedia u ndalua në vend prej vitit 2017. Ish presidenti i DFB, Reinhard Grindel ishte njeriu që e kundërshtoj ashpër vendimin e Ozil (edhe të Gundogan) për t’u fotografuar me Erdoganin më 2018, duke shprehur zhgënjimin e tij që lojtarët kanë lejuar të përdorën në atë që ai e ka përshkruar si një “marifet i fushatës zgjedhore”. “DFB natyrisht i respekton situatat speciale të lojtarëve tonë me prejardhje emigrante, por futbolli dhe DFB qëndron në vlera që Erdogan nuk i respekton sa duhet”, kishte thënë Grindel.
“Kështu që, nuk është momenti i mirë që përfaqësuesit e Kombëtares sonë kanë lejuar keqpërdorimin e tyre për fushatë elektorale. Sigurisht kjo nuk ndihmon në përpjekjet e DFB-së për integrim”. Ylli i Arsenalit nuk është pajtuar me mendimet e të tjerëve për shoqërinë me Erdoganin ku ka thënë se “nuk është bërë as për politikë apo zgjedhje”. Përkundrazi, ai ka thënë se shoqëria e tyre bazohet në respektin që ai ka nga zyra dhe politikani në fjalë. “Puna ime është futbolli dhe unë nuk jam politikan, takimet tona nuk kanë të bëjnë me atë të përkrahjes se ndonjë politike”, kishte thënë Ozil në korrik të 2018-ës. “Pavarësisht a do të ishte ai presidenti turk apo gjerman, veprimet e mija nuk do të ishin ndryshe”, kishte shtuar ai.
Ozil po ashtu kishte sugjeruar se ai po bëhet viktimë e një skandali të paqenë, duke akuzuar Grindel dhe mbështetësit e tij si jo tolerant dhe si persona që janë më shumë të interesuara që lojtarët ti mbështesin pikëpamjet e tyre politike. (gazeta express)