Cilat janë 20 vendet që nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus

414

Dhe, siç shkruan klix.ba, përcjell Telegrafi, nga 195 vendet e njohura nga Kombet e Bashkuara, vetëm 20 deri më tani nuk kanë raportuar infeksione të koronavirusit.

Në total, më shumë se gjysmë milioni njerëz janë të infektuar në botë, dhe çuditërisht, në vendin më të vogël në botë, Vatikan, ka të infektuar katër persona.

Koronavirusi ka mbërritur në të gjitha vendet e Evropës dhe në të dy Amerikat, dhe deri më tani, Afrika dhe Oqeania janë akoma “duke u mbajtur mirë”, në të cilat, tetë vende nuk kanë raste të regjistruara të infeksionit.

Po sipas klix.ba, në Azi, katër vende nuk kanë zyrtarisht ndonjë rast të raportuar me koronavirus, por duke pasur parasysh specifikat e Koresë së Veriut, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Jemenit dhe afërsinë e tyre me qendrat e infeksionit në rajonet e tyre, është e vështirë të pritet që ky informacion të jetë i saktë.

Megjithatë, këto janë shtetet ku nuk është raportuar koronavirus:

Afrika: Burundi, Comoros, Malawi, Sao Tome dhe Principe, Sudani i Jugut, Sahara Perëndimore, Lesotho, Sierra Leone.

Azia: Koreja e Veriut, Taxhikistani, Turkmenistani, Jemeni

Oqeania: Kiribati, Ishujt Marshall, Micronesia, Samoa, Samoa Amerikane, Ishujt Solomon, Tonga, Vanuatu.

Comments are closed.