Cilat bebe janë dy herë më të rrezikuara nga gripi?

Bebet që kanë një vëlla apo motër më të madhe janë dy herë më të rrezikuara që të preken nga gripi i rëndë, sipas një studimi. Kjo pasi që fëmijët janë “shpërndarës efikas” dhe mund ta pasojnë lehtë virusin në vëllezërit apo motrat e tyre më të  vegjël, tha hulumtimi. Mes 3 dhe 11% të foshnjave dhe fëmijëve në shtetet e zhvilluara preken nga sëmundjet që lidhen me grip çdo vit, duke vënë një barrë të rëndë në shërbimet e shëndetit. Pothuajse gjysma e të gjitha rasteve të gripit të rëndë në bebe nën gjashtë muaj transmetohen nga fëmijët dhe vëllezërit më të mëdhenj, sipas një studimi nga University College London’s Great Ormiond Institute of Child Health. Ekspertët i kanë paralajmëruar prindërit që gjetjet shfaqën rëndësinë e vaksininimit të fëmijëve më të vjetër për t’i mbrojtur bebet në familje, që zakonisht nuk u jepen vaksinë kundër gripit para moshës dyvjeçare. Udhëheqësja e këtij studmi, Dr. Pia Hardelid tha: “Gripi mund të jetë infeksion serioz në fëmijët shumë të vegjël, por për momentin nuk ka vaksinë të aprovuar për bebet nën gjashtë muaj. Kjo nënkupton që duhet të shikojmë në format tjera se si ta minimizojmë rrezikun e infektimit”. Hulumtuesit studiuan 424 mijë fëmijë, pothuajse të gjithë të lindur në Skoci mes tetorit 2007 dhe prillit 2015. Rezultati shfaqi që 1 mijë e 109 fëmijë ishin dërguar në spital me me grip një herë ndërsa gjashtë nga ta ishin dërguar dy herë. Fëmijët nën gjashtë muaj me një vëlla apo motër më të madhe ishin dy herë më të prirur që të dërgohen në spital shkaku i gripit, se sa ata që ishin fëmijët e mëdhenj në familje.