Gjumi është një pjesë thelbësore e shëndetit dhe mirëqenies. Nëse njeriu nuk fle si dhe sa duhet, atëherë do të përballet me një luhatje të thellë hormonale dhe funksione të dobëta të trurit. Mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë, rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës, jo vetëm tek të rriturit por edhe tek fëmijët. Gjumi i mirë nga ana tjetër ju ndihmon të hani më pak dhe të jeni të shëndetshëm. Megjithatë, ai ndikohet edhe nga temperatura e dhomës së gjumit. Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë. Ju duhet të jeni të mbrojtur nga zhurmat e jashtme të cilat prishin gjumin. Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 15 deri në 20 gradë celsius, por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.
Fikni dritat, shtrihuni në qetësi dhe transformojeni dhomën e gjumit në një oazë qetësie. Temperatura e trupit bie ndjeshëm në fillim të procesit të gjumit dhe është e rëndësishme për cilësinë e tij. Nëse temperatura e dhomës është në nivelet e lartpërmendura, atëherë rënia e nevojshme e temperaturës së trupit do jetë më e lehtë. Nëse temperatura e dhomës është e parehatshme, tepër e ngrohtë apo tepër e ftohtë, atëherë ju me siguri do të zgjoheni gjatë natës. Temperatura e dhomës është tepër e rëndësishme për cilësinë e gjumit të thellë, faza gjatë së cilës njeriu ëndërron. Në lidhje me dhomën e gjumit të fëmijëve, temperatura në të duhet të jetë 20-21 gradë.