Prishtinë, 5 gusht – Për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, familja Dehari i është dejtuar me kërkesë Departmentit të Mjekësisë Ligjore që autopsia e trupit të Astritit të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja, raporton gazeta KOHA. “Deklarimet institucionale që e cilësojnë si të dyshimtë vdekjen e djalit tonë, si dhe kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese për ne dhe insistojmë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve që do të caktohen nga familja”, thuhet në kërkesën e familjes Dehari, djali i të cilës Astriti vdiq sot pasdite në rrethana akoma të pasqaruara mirë.