“Psikopatja jote” është titulli i këngës së MC Kreshes dhe Fifit. Kjo këngë menjëherë morri vëmemdjen e publikut.
Dy artistët nga Kosova kanë performaur në skenën e “Këngës Magjike” këngën e tyre konkurruese për në edicionin e 20-të të këtij festivali që çdo vit sjellë këngë që mbahen në mend, shkruan “Kosovarja”.
Si Kresha, ashtu edhe Fifi janë shumë të talentuar kur vjen fjala për të shkruar. Edhe teksti i “Psikopatja jote” është shkruar nga të dy, sigurisht secili ka shkruar pjesën e vetë dhe totali është ky që është.
Ndryshe, zakonisht është thënë se Fifi inspirohet shumë nga përvojat personale kur shkruan diçka. Njejtë është thënë disa herë edhe për Kreshen.
Me gjasë, edhe ndër rreshtat e kësaj kënge të bukur e të ndjeshme, ka diçka nëpër të cilen artistët kanë kaluar vërtet.