Nju Jork, 23 mars – Bilanci vdekjeprurës i ciklonit që goditi Mozambikun, Zimbabven dhe Malavin është rritur në më së paku 615 persona, ka bërë të ditur KB, duke u thirrur në të dhëna nga qeveritë nacionale, njofton KOHA.
Në Mozambik kanë vdekur 417, në Zimbabve 139 ndërsa në Malavi 59 persona.
Druhet se ky nuk është numri përfundimtar i viktimave, marrë parasysh se ende nuk kanë arrit të dhënat nga gjitha pjesët e Afrikës Jugore që janë goditur nga cikloni dhe vërshimet. (koha.mk)