Çiklisti holandez në komë pas rrëzimit në garën në Poloni

10

Çiklisti holandez Fabio Jakobsen është në komë në spital pas rrëzimit gjatë një etape në “Tour of Poland”, shkruan BBC, përcjellë gazeta Koha.mk.

Jakobsen 23-vjeçar ishte përplasur me Dylan Groenwegenin gjatë një sprinti në teposhtëz pak para finishit të etapës në Katowice.

Jakobsen goditi rrethojat para se të përplasej edhe me një zyrtar që po qëndronte te vija e finishit.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë. Është në rrezik për jetë. Për fat të keq, është lëndim mjaft serioz në kokë dhe tru. Ka humbur shumë gjak. Ai është i fort, shpresoj të mbijetojë”, ka thënë doktoresha e garës Barbara Jerschina.