Çiklisti francez Robert Marchand ka përfunduar karrierën e tij në moshën 106 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmin e përfundimit zyrtarisht të karrierës së çiklistit Marchand e bëri të ditur fqinji dhe shoku i tij i ngushtë.
Marchand, vitin e kaluar për një orë kaloi 22,528 kilometra, duke shënuar një rekord botëror për çiklistët më të vjetër se 105 vjet.
Ky rezultat tërhoqi një vëmendje të madhe në mesin e publikut në botë, me të cilën ky ish-zjarrfikës dëshmoi se mosha e vjetër nuk është pengesë për rezultatet e rëndësishme sportive.
Para se të thyej rekordin botëror vitin e kaluar, ai tha se qëllimi i tij është t’u tregojë të tjerëve se edhe të moshuarit mund të merren me sport.
“Unë nuk jam këtu për të thyer ndonjë rekord. Unë e bëj këtë për të dëshmuar se edhe në moshën 105 vjeçare mund të vozitet me biçikletë”, tha Marchand.
Interesante është ajo se ky çiklist kurrë nuk ka praktikuar në mënyrë profesionale vozitjen e biçikletës, por si amator dhe rekreativ ai në këtë sport ka kaluar më shumë se 90 vjet.