Robert Marchand, një francez 105-vjeçar, ka hyrë në histori të çiklizmit të mërkurën duke mbuluar 22.5 km në një orë në një shteg afër Parisit, raporton Reuters. Marchand u përcoll nga mijëra persona në Francë dhe u përshëndet nga mijëra fansa derisa po ngiste biçikletën e tij përreth velodromit në Saint-Quentin-en-Yvelines. Megjithatë, ai nuk mundi ta thyente rekordin e tij të mëhershëm prej 26.9 km në kategorinë e personave mbi 100 vjeç, të cilin e arriti më 2014 në moshën 102 vjeçare.