Për të evituar kaosin në komunikacionin rrugor në kryeqendër, shfrytëzimi i biçikletave si mjet alternative për transport paraqet zgjidhjen më të duhur. Megjithatë, vetëdija e ulët pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe mungesa e shtigjeve adekuate për çiklistët, kryesisht në Shkup, ndikon që kjo kategori e qytetarëve të hasin në pengesa të natyrave të ndryshme
Omer XHAFERI
Shkup, 4 qershor – Infrastruktura urbane për çiklistët në qytetin e Shkupit ende është larg kushteve që i ofrojnë metropolet evropiane. Zhvillimi i kulturës së çiklizmit ndonëse në Maqedoni nga viti në vit shënon rritje, megjithatë nga organizata “Na toçak” theksojnë se projektet e paralajmëruara nga Qyteti i Shkupit, për ofrimin e hapësirës së nevojshme për çiklistët në komunikacion, nuk janë realizuar as gjysma, shkruan gazeta KOHA. Përderisa lufta për krijimin e rrugëve të përshtatshme për çiklistët, siç thonë nga kjo organizatë jo qeveritare vazhdon ende, ajo është e kënaqur se kauza e tyre për ndryshimin e mentalitet te popullata për shfrytëzimin e biçikletës si mjet transporti, ndër vite është përmirësuar.
“Numri i çiklistëve në komunikacion vazhdimisht shënon rritje. Kjo mund të shihet edhe përmes të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, sipas të cilit gjatë tetë viteve të kaluar pothuajse për trefishë është shtuar importi i biçikletave. Ndaj kësaj rritje ndikim të madh kanë pasur subvencionet që i ofrojnë më shumë komuna për blerjen e biçikletave. Por, fatkeqësisht nga ana tjetër zhvillimi i infrastrukturës dhe kulturës në përgjithësi nuk e ka arritur shkallën e nivelin e duhur që e kërkojnë çiklistët”, thonë nga iniciative qytetare “Na toçak”
Për të evituar kaosin në komunikacionin rrugor në kryeqendër, shfrytëzimi i biçikletave si mjet alternative për transport, paraqet zgjidhjen më të duhur. Megjithatë, vetëdija e ulët pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe mungesa e shtigjeve adekuate për çiklistët, kryesisht në Shkup ndikon që kjo kategori e qytetarë të hasin në pengesa të natyrave të ndryshme deri në arritjen e destinacionit të duhur. Iniciativa qytetar “Na toçak” me rastin e përvjetorit të gjashtë të tyre ka rikujtuar se në vitin 2015, Qyteti i Shkupi e promovoi projektin “Shkupi qytet i çiklizmi 2017”, i cili përfshin katër mashruta kryesore, respektivisht shtigje për biçikleta në një gjatësi prej 80 kilometra.
“Pavarësisht se ky projekt duhej të finalizohet deri në fund të vitit të kaluar, ne sot jemi në maj të 2018 dhe ato premtime nuk janë përmbushur as gjysma. Ndërkohë, administrata e re e ka vazhduar projektin me moton ‘Shkupi qytet i çiklizmit’. Po ashtu, pas gjashtë viteve në Shkup, nuk ekziston sistem funksional për marrjen me qira të biçikletave. Ky model i transportit edhe tutje vazhdon të jetë privilegj vetëm për ato që personalisht kanë blerë biçikleta. Ne vlerësojmë se gjatë këtyre gjashtë viteve të kaluara çështja e vjedhjes së biçikletave vazhdon të mos trajtohet si një problematike serioze nga policia, ndërsa numri i çiklistëve që janë viktima në komunikacion nuk ulët”, thonë nga iniciativa “Na toçak”.
Njëkohësisht ata e theksojnë se edhe pse Shkupi nuk është transformuar në një qytet të çiklizmit siç e kërkojnë nevojat, megjithatë gjatë periudhës së kaluar janë regjistruar disa ndryshime pozitive. Semaforët për çiklistët, disa shtigje nëpër rrugët kryesore të Shkupit, kthimi i policisë në biçikleta, e kështu me radhë janë çështjet të cilat i vlerësojnë nga iniciativa “Na toçak”. Ndryshe, shqetësimi i vazhdueshëm i shumë qytetarëve që biçikletën e kanë pjesë të pandarë nga jeta e tyre, vazhdon të mbetet vjedhja enorme e tyre. Mbyllja me dry dhe lidhja me zinxhirë të ndryshme është treguar si preventivë e pamjaftueshme, për shkak se vjedhësit, të cilët merren me këto lloj të hajnisë, janë aq të organizuar sa që brenda disa çasteve i çmontojnë të njëjtat. (koha.mk)