Tetë besimtarë mysliman nga Britania e Madhe kanë arritur në Medinë të Arabisë Saudite, pasi përshkuan më shumë se 2000 milje (3217 km) në më pak se 6 javë përgjatë Francës, Gjermanisë, Zvicrës, Lihtenshtejnit, Italisë, Greqisë dhe Egjiptit. Pjesët e fundit të udhëtimit të tyre ishin të vështira, veçanërisht gjatë kalimit nëpër shkretëtirat e Egjiptit dhe Arabisë Saudite nëpër temperatura parceluese. Por pamja e xhamisë së Profetit i bëri ata që të harronin të gjitha dhimbjet dhe peripecitë, duke sjellë lot gëzimi për këta çiklistë. Çiklistët tani do të shkojnë në Mekë për të kryer ritualet për Haxhin. Qëllimi i këtij rrugëtimi të tyre është që të mbledhin fonde për organizatën bamirëse ‘Human Aid’. Objektivi është i lartë: 1 milion funte ndihmë mjekësore për sirianët e përfshirë nga lufta. Paratë e dhuruara do të përdoren për të blerë pajisjet e nevojshme për shërbimet emergjente në Siri.