Shkup, 16 shkurt – Kinoteka e Maqedonisë këtë muaj do ta vendosë ciklin filmik “Redaktor për një arsye”, në të cilin do të shfaqen filmat e përzgjedhur nga ndonjë personalitet publik.
Redaktori i parë i filmave me përzgjedhje personale do të jetë Vllatko Stefanovski.
“Programi do të paraqet selektim të filmave, i cili e potencon aspektin personal të përjetimit të një vepre filmike dhe çdo muaj një personalit publik do të ketë mundësi dhe liri të jetë “redaktor filmik”, kumtoi Kinoteka.
Me përzgjedhje të tij më 26 shkurt do të shfaqen filmi “Paris, Teksas” i Vim Uenders (1984),. më 27 shkurt filmi maqedonas “Verë e qetë” i Dimitrie Osmanli (1961) dhe më 28 shkurt – “Bukuria e madhe” e regjisorit Paolo