Goztepe rrëmben Sokol Cikalleshin nga Osmanlispori. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili zhvilloi gjithsej 14 ndeshje dhe shënoi vetëm 4 gola në të gjitha kompeticionet, ka ndërruar klub për tu bashkuar me Goztepen. Këtë gjë e bëri të ditur “Ajansspor” por gjithashtu edhe mediat tjera turke të cilat ishin në vëzhgim të situatës së bomberit. Shifrat për të cilat është blerë sulmuesi nuk janë bërë të ditura ende për publikun. Futbollisti nga Kavaja do të vazhdojë të jetë pjesë në elitën e futbollit turk, në një klub i cili sezonin e kaluar përfundoi në vendin e gjashtë. Sokol Cikalleshi nuk arriti që të bëjë një dyshe perfekt me ish futbollistin e Goztepes, Demba Ba, ku ky i fundit u transferua përsëri në Kinë te klubi Shanghai Shenua. Deri tani Sokol Cikalleshi ka ndërruar katër skuadra në kampionatin turk. 28 vjeçari ishte pjesë e Istanbul Basaksehirit pastaj kaloi tek Akhisar dhe skuadra e parafundit Osmanlispor. Goztepe do të ketë një forcë të madhe në repartin sulmues me bomberin kuq e zi.