Nuk kishte rikthim më të mirë për Sokol Cikalleshin në Kombëtaren shqiptare, pasi ai ka shënuar golin e tij të parë me skuadrën e re në Turqi. Ai e ka nisur titullar ndeshjen e sotme të Osmanlispor ndaj Kasimpasa. Kavajasi ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në limitin e pjesës së parë. Ekipi tij e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0, pasi më parë kishte shënuar Cagiran. Ndërsa Umar në 59′ shënon golin e tretë dhe Osmanliaspor fiton 3-0.
Padyshim që është një lajm i mirë ky për Kombëtaren para ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë, pasi sulmuesi Cikalleshi është vërtet në formë të mirë. Ai është kthyer në Kombëtare pas mungesës ndaj Lihtejnshtejnit dhe Maqedonisë, ku mbeti jashtë për çështje disiplinore. Cikalleshi tek Osmanlispor kaloi në merkaton e verës. Eshtë fitorja e parë e Osmanliaspor në Superligën turke pas 7 javësh, por ekipi mbetet në vend të fundit, me shpresa për t’u ngjitur, pasi skuadrat janë të ngjeshura në renditje.