Nga Adelina MARKU
Unë fillova të pi cigaren diku ne vitin ‘98-’99 dhe ia bënja vetëm paf puf (thoshte gyshja ime luaneshë), se aspak nuk ia dinja lezetin! Do kisha harru se e kam pirë biles pafpufshëm sikur mos ndodhte Darka e Madhe (…e quaj unë). Hmmm, kam memorje selektive për më keq, prandaj dhe nuk i rrendis dot kronologjikisht datat e ndodhive kyçe të saj, as mund’ nuk i jap t’a kujdesi historinë e datave në jetën time. Është një trajtë as mish as peshk kjo lloj ikje e vazhdushme imja, kujtesës. Me gjasë hazdisshëm më pëlqen t’a vazhdoj rrugëtimin ashtu siç më vjen …pa pik mëshire ndaj ditëve e viteve që ikin, prandaj dhe Darkën e Madhe po e zhvendos të ketë ndodhur në vitin 2000, po po, 2000–ta ishte. Dhe u ndodhëm të ulur të katërt në një sallë të veçantë darkimi të hotelit Aleksandar Palace në Shkup. Disa herë më pat pyetur Z. Arbën ( Xhaferi) nëse ishte darkë në vedi ose nëse na kishin ftuar bashkë me të tjerët në pritje diplomatike për hir të ardhjes së George Soros në Shkup dhe si sot e mbaj mënd ankthin tim të madh, ah të stërmadh Mal, sepse nuk isha vëmendur mjaftueshëm në llojin e ftesës që na kishin bërë. Z. Arbën ishte nga ata meshkujt me shije tejfine dhe durim të stërhollum! Pothujse perla i vareshin indeve skofiare të shijes së tij plot durim. Vazhdimisht art; vazhdimisht paqë! Çfar’ Njeriu kish bo Perëndia me të! Çudi! Ai rrallë, rrallë tregonte nervozizëm, o nuk t’a kap truni sa rrallë tregonte nervozizmin de- por asaj dite dukshëm ma shpulli në fytyrë hidhërimin që ia kisha shkaktu me pakujdesinë time! Ai nuk ma toleronte hazdisjen a, jo për diçka tjetër, por vetëmse kishte frikë se nuk e vlerësoja mjaftueshëm Përgjegjësinë që ushtronte funkcioni im në atë kohë që gjëmonte politikë, e… lufta më vonë ! Hej, Arbni kishte të drejtë, unë isha e Hazdisura e Madhe! Meritoja dru shpinës, t’lagt bile! – do thoshte im atë tuj qesh këndeve të buzëve !
Bekimi, truproja i Arbnit pothujse na fluturoi rrugës Tetovë-Shkup, në ndërkohë unë e kisha qartësuar ftesën , na kishin ftuar në darkë tet’ a tet’ me George Sorros , ndërsa darkës do ishte dhe Vladimir Milçin – ish drejtori i Fondacionit Sorros në Maqedoni, një intelektual socialdemokrat . Arbni, thellë thellë ia donte goxha socialdemokracisë, tuj ec madje edhe gjilpanave të paqëndrushme të liberalizmit! Nejse! Ishin këto ditët kur themelohej UEJL dhe lobonim për fonde! Asaj, Darkës s’Madhe (për mu …) Arbni foli për fatkeqësitë që i sjell( sillte)Cinizmi aktual opinionit në ndërkohë që pionershëm ushtrohej pozitivisht narrativi politik i politikëbërjes funksionale multikulturore; ai e tipizoi këtë lloj Cinizmi që buronte nga pala maqedonase si një vetëdije të rrejshme të arsimume që sjell vetëmse letargji në shoqni, krizë një pas nja – ciklike, që krijon ndërgjegje të rrejshme mbi Sovranin;, e përsëriti tezën e përsesë së arsimimit të lartë në gjuhën shqipe e si rrjedhojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe pararelisht tuj fol për konceptin e Kushtetutës së Gjallë që vetëmse e ngazëllen për së mbari nji shoqni kaq të ndarë si kjo e Maqedonisë. Masnej shpalosi të dytën, rrandësinë e prodhimit kulturor e garrës kulturore në një shoqni të trashëgume si kjo e Maqedonisë. Hyni në të tretën, stabilitetin që burronte jo nga syni GeorgeOrwellian mbi 1984, por atë që e prodhonin vetëm institucionet shtetërore transparente dhe inkluzive , e preku edhe ngërçin e ngrirë politikisht mbi emrin e shtetit e tuj citu Gëten , ia qartësonte Sorrosit ( të shndrum sy e vesh tanimë …) se të greqizosh ekskluzivisht antikën do thotë të përjashtosh shtrembrum shikimin historik të rrethanave të kohës ndër shekuj, pra antika degëzohej rregjionit ballkanik tuj e rrumbullakësu kërthizën bukur mirë…! Ojjjjj siklet, ojjj Perëndi, unë duhesha t’a përkthej! Ia dija përmendësh të gjitha tezat, të gjitha pa diskutim! Kisha gjithvulvu vëmendjen time ndaj çdo teze të Arbnit asajkohe! Isha bo e gjitha vulvë ( shprehje kjo e nje mikut tim të shtrenjtë sa Bota!) por mbeta e shtangun! Isha ftof në djersët e mia që më rrëshqisnin lugut t’shpinës e hajt! Për më shumë, asaj darke dhoza cigaren mbrapsht! Pothujse u dogja me flok e me gjith’!!!! Hapu varr të futem Brenda! Mbarrova , sosa nga turpi! Hahahaha, cigarja epike!
E si mund të harroj Darkën e Madhe! Pothujse u vetëdogja! ….Por ia vlejti ( gjoja trimnohen nga kjo prespektivë tani…), Universiteti i Evropës Juglindore ku do mësohej në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze pikërisht nëpër ato darka (vetë)djegëse, Lindi!
Unë si një elektron që lëviz lirshëm e që vetëshkëputet orbitës periferike , fët e fët u vendosa në Gjithdimenzionin e Lirisë Akademike! Në UEJL! Botë oj botë, ujë o ujë! Si në “The shape of water” aty do gjëmonte liria e të mënduarit, konkurrenca e ideve , aty do debatohej për çështjet e Mëdha të Kohës që Transformohej, aty do merte kuptim dashnia për progres, do botoheshin revista shkencore, gazeta studentësh , do rrenditeshin gjeneratat që kishin start ku e ku më të lartë se starti i gjeneratës sime, do krijohej ai lloj kontuniteti që do ngriste kurbën e zhvillimit të mëndjes kritike e ekonomisë së larti! Oooo do bënimmmm…hatanë bre!
Dikur, tek jeta në Universitet ndërtohej mirë, pas ca kohëve unë shkrova një kolumnë! Kritikoja gjuhën e një ambasadori të BE këtu në Maqedoni! Ishte gjuhë subjektive e tij, e politizume fund e krye, aspak dinjitoze (edhe sot i qëndroj besnik mendimit tim të asaj kohe!)…U dynd udhëheqësia e Universitetit! “Ç’ishte ajo kolumnë , si guxon ajo të flasë në atë mënyrë, të vihet në masa diciplinore!”- u çjerrën zërrash burrthat aty brenda! Hej, s’bënë burthat asgjë më shumë përveçse e thyen një zë të lirë! Do gra aty, heshtën dhe miratuan! Kolumna ime u dogj mu si shtrigat në kohën e inkuizicionit! Oj nannnnn, ç’kuptim ka more gjithë kjo llakërdi! Kolumnat u shpallën armiq të Universitetit!? Pfyyyyy, paj kjo i ngjan parodisë! Që atëherë , shpalla monologun e Madh! Indiferencë – e quajta! Pas largimit tim nga universiteti , dëgjoja një pas një si rrënoheshin kullat, si zbrisnin nga piramida e lirisë së mendimit e krijimit shumë miq (mikesha) të mij(a). U shpërndamë gjithandej! Honi i mjaltës u shpërbë, mjalta u hollu! Dhe kështu një Shoqëri e Hapur në tendencë, u mbyll! U ‘’mbrojt’’ nga shtrigat!
Mir fort! Te misteri është fuqia, aty, te misteri! Po ç’mister se… , unë gjith mendoj se miti i Kulla e Rozafës asht pjesë e fantazis së një populli që e ka të vështirë të ndërtojë sistemin, por a e kisha pas gabim? Në esence krizën e prodhojnë ata që dëshirojnë të anashkalojnë realitetin shqiptar në Maqedoni; janë vetëshqiptarët! Ne kemi telashe me projektin tonë për veten! Sepse kemi një temperament epik ndasish! Ashtu edhe në arsim, ashtu edhe në prumje të rreja! Universiteti i Evropës Juglindore është një shembull epik i lënies veten pasdore me vetëdorë!
Dëgjo, interesi ynë është të krijojmë shqiptarë të kënaqur e jo shqiptarë të pakënaqur! Dhe jo vetëm shqiptarë, padyshim! Qytetarë të kënaqur, si i thonë violinës sot! Dëgjo, interesi ynë është që të dijmë të mbindërtojmë atë që e fituam ndihmuar Darkave të Mëdha a! Dëgjo, interesi ynë është të artikulojmë veten përmes vizionit ! Dëgjo, interesi ynë është që të pranojmë se i riu që vjen duhet të ketë start shumëfish më të mirë se sa starti yt! Dëgjo, interesi ynë është të themi se jemi të korruptuar fund e krye e se duhemi ç’korruptuar veten, prandaj sistemin! Dëgjo, interesi ynë është të themi se jemi shoqëri seksiste e maçoiste, prandaj s[ka asnjë grua konkurrente në këtë garë Rektori të Ri në UEJL! Dëgjo, interesi ynë është që në këtë garë për Rektor të ri të Universitetit të Evropës Juglindore, të fitojë ai që është më gatshëm të krijojë unitetin akademik si synim dhe mendimin e lirë si atribut synimi , e jo më i miri…sepse s’ka si të kërkosh Më Të Mirin në një sistem që është (ç)’ndërtuar nga njerëz me zemër Pule e jo Luani!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)